Rritet numri i të vrarëve në sulmin e Londrës

Policia britanike ka konfirmuar sot numri i përgjithshëm i të vrarëve në sulmin e së shtunës në Urën e Londrës është rritur në tetë.
Ndërkohë, sot më herët, policia, e cila po e kërkonte trupin e francezit Xavier THomas, i cili ishte zhdukur që nga sulmi i së shtunës, njoftoi se e ka gjetur një trup të pajetë në Lumin “Thames”, transmeton Express.

Në sulmin e së shtunës, tre militantë e shkelen këmbësorët me furgon në trotuarin e urës para se t’i përdornin thikat për t’i sulmuar të tjerët. 48 persona u plagosen në këtë sulm, po ashtu.

Të tre sulmuesit u vranë nga policia britanike. Ndërkohë, ISIS e mori përgjegjësinë për sulmin.

Autoritetet britanike i identifikuan tre sulmuesit si, Khuram Shazad, shtetasi britanik, 27-vjeçari, Rachid Redouane 30-vjeçar, i cili gjithashtu jetonte në Londrën lindore dhe Youssef Zaghba 22-vjeçar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button