Osmani- Zhbogar: I nevojshëm bashkëpunimi i ngushtë mes Parlamentit dhe Qeverisë për reformat

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani sot mbajti takimin e parë zyrtar pas emërimit të tij, me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar.
Në takim, zëvendëskryeministri Osmani dhe Ambasadori Zhbogar biseduan për prioritetet për të cilat do të punojë qeveria e re në periudhën e ardhshme, në kuadër të aktiviteteve dedikuar integrimit në BE.
“Jemi të ballafaquar me sfida të mëdha për të kompensuar kohën e humbur për shkak të krizës së zgjatur politike, dhe kthimin e vendit në rrugën drejt integrimit në BE. Shpresojmë se do ta arrijmë këtë në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë faktorët relevant në vend, me mbështetjen e miqve tanë ndërkombëtarë, dhe në veçanti në partneritet me Komisionin Evropian dhe Delegacionin e BE-së”, theksoi Osmani.

Ai informoi Ambasadorin se me propozim të tij Qeveria solli vendim që nga afër të monitoroj dinamikën e reformave për integrimin në BE, në përputhje me Reformat Urgjente Prioritare, si dhe shqyrtim të detajuar në statusin e fondeve IPA, me qëllim që të përmirësohet shfrytëzimi i tyre. Zëvendëskryeministri Osmani edhe një herë e konfirmoi pozicionin e qeverisë së re, që integrimi në BE mbetet prioritet strategjik i vendit.
Në fund të takimit, Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ambasadori Zhbogar u dakorduan se duhet të punohet intenzivisht në reformat, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë mes Qeverisë dhe Parlamentit në periudhën e ardhshme, me qëllim që të zbatohen reformat e nevojshme për të siguruar kushte, në nivel nacional dhe ndërkombëtar, për qasjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button