Gjenden në det mbetje të aeroplanit ushtarak i cili u zhduk në Mianmar

Mbetjet e aeroplanit ushtarak të Mianmarit me më shumë se njëqind udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, që sot u zhduk prej radarëve, janë gjetur në ujërat e Detit Andaman, kumtuan sot pasdite përfaqësuesit e Aviacionit ushtarak të Mianmarit, transmeton MIA.

Disa pjesë të aeroplanit janë locuar në ujërat e detit rreth 220 kilometra nga qyteti Daevi.

Në vijim është operacioni për shpëtim në kuadër të së cilit anijet e Marinës ushtarake të Mianmarit janë duke bërë kërkime në det.

Një burim anonin i Aviacionit ushtarak konfirmoi se deri më tani janë gjetur vetëm disa pjesë të aeroplanit.

Aeroplani, në të cilin ndodheshin mbi 104 persona, u zhduk sot gjatë fluturimit midis qytetit jugor të Mianmarit, Mjeika dhe kryeqendrës Jangon. Fillimisht u publikua se në fluturake ndodheshin 116 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button