Sheqerinska: NATO është qëllimi ynë strategjik, jemi të përkushtuar në reforma dhe zhvillim

Republika e Maqedonisë është e përkushtuar ndaj partneritetit të vërtetë me NATO-n. Anëtarësimi në Aleancë është një nga prioritetet kyçe strategjike të shtetit tonë. Qëllimi ynë është të shohim përpara, dhe të ndërmarrin hapa drejt anëtarësimit të barabartë, theksoi ministrja  e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska në takimin e sotëm në Ministri me shefin e Zyrës për lidhje të NATO-s në Republikën e Maqedonisë, kapitenin e marinës Gorazd Bartol.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Shekerinska ka theksuar se pas Samitit të NATO-s në vitin 2008, porosia politike e dërguar Maqedonisë nuk ishte e mirë, ndërkaq më pas pasoi edhe ngadalësimi i proceseve reformuese, por edhe se Qeveria e Republikës së Maqedonisë zhvillon programe ambicioze për reforma të brendshme.

“Për ne ekzistojnë tre elemente kyçe – proceset reformuese në Armatë, vendosur realisht dhe me afate reale kohore, modernizimi i Armatës, për çka presim edhe mbështetje për këtë proces nga ana juaj dhe reforma e brendshme lidhur me personelin, i cili për ne është me rëndësi të tregojë profesionalizëm dhe të lirohet nga politika”, potencoi ministrja në takim.

Ajo shtoi se Republika e Maqedonisë, megjithatë tregoi se ka kapacitet për ndryshim dhe se ka aftësi të kthehet në rrugën e vërtetë. “Optimizmi për pranim të vendit në NATO po rritet, por puna as prej së largu nuk ka përfunduar”, tha ministrja.

Kapiteni i marinës Bartol potencoi se NATO e kthen rajonin e Ballkanit Perëndimor në fokus dhe se është e përkushtuar në zhvillimin e të gjitha aspekteve të bashkëpunimit dhe mbështetjes së vendeve nga rajoni. “Zyra ime është e gatshme për avancim të bashkëpunimit me Ministrinë dhe për mbështetje të plotë për proceset reformuese në këtë sferë”, shtoi ai.

Përfaqësuesit e Zyrës theksuan se nëse në vitin 2008 për problem të pranimit të Republikës së Maqedonisë në NATO konsiderohej kontesti me emrin, tani vendet-anëtare të NATO-s presin që Maqedonia t’i bindë se është në rrugën reformuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button