Athina lëviz drejt kompromisit me kreditorët

Qeveria e Athinës është e gatshme të pranojë çfarëdo propozimi të kreditorëve ndërkombëtarë, i cili do të sigurojë perspektivë për përfshirjen e Greqisë drejt programit për lehtësime kuantitative të Bankës Qendrore Evropiane për daljen e vendit në tregjet, shkruan gazeta “Ta nea” në artikullin, e titulluar si “Heshtja e qengjave para kompromisit”.

Gazeta pohon se disa ditë para takimit të Eurogrupit më 15 qershor koalicioni qeveritar lëviz drejt kompromisit dhe madje drejt pranimit të kushteve të kreditorëve në lidhje me borxhin e Greqisë, të cilët deri më tani i ka hedhur poshtë.

Ky qëndrim i kabinetit, sipas gazetës, ka dalë edhe në edicionin e djeshëm të Sekretariatit politik të partisë SYRIZA.

Zëdhënësi i Qeverisë, Dimitris Xenakollullos, para disa ditësh gjithashtu siguroi se Greqia është në rrugë të nënshkruajë marrëveshje me kreditorët më 15 qershor edhe krahas mosmarrëveshjes që deri më tani e ka pasur me ta.

Athina ka nevojë për para të freskëta dhe gjithashtu edhe për masa për lehtësimin e borxhit grek para afatit përfundimtar për shlyerjen e një pjese të borxhit të vendit. Greqia në korrik duhet të paguajë shtatë miliardë euro.

Kreditorët nga eurozona dhe FMN-ja kontestojnë rreth asaj si të vazhdojnë për t’i ndihmuar Greqisë, e cila gjendet në programin e tretë të shpëtimit pas krizës financiare në vitin 2010.

FMN-ja vlerëson se barra e borxhit është e rëndë për Greqinë dhe dëshiron që kjo të lehtësohet, në çka kundërshton Gjermania, të paktën në mënyrë afatshkurtër. Tani FMN-ja ka bërë kthesë, për të mos e shtypur Berlinin gjatë fushatës parazgjedhore në Gjermani, me atë që drejtoresha e Fondit Kristin Legard bëri të ditur se FMN-ja do të marrë pjesë në programin grek, por pa dhënë hua.

Mosmarrëveshjet midis Gjermanisë dhe FMN-së për borxhin grek ishin pengesa kryesore, për shkak të së cilës kreditorët refuzuan të lëshojnë transhë të re të programit të shpëtimit më 22 maj edhe krahas asaj që Greqia i miratoi kërkesat për serinë e re të masave ekonomike.

Tani përfaqësuesit e SYRIZA-s dëshirojnë me çdo kusht të arrihet marrëveshje me kreditorët, madje edhe ajo po të jetë kompromis, konsideron “Ta nea”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button