Do të ulet TVSH deri në 5% për disa produkte

TVSH-ja për produktet foshnjore, mjetet shkollore si dhe ushqimin për kafshë do të ulet prej 18 në 5%. Këtë sot e paralajmëroi kryeministri Nikolla Gruevski sipas të cilit me zvogëlimin e TVSH-së për këto produkte, do të ketë edhe ulje çmimeve për shkak se shitësit do të kenë më pak pagesa ndaj shtetit. Ky vendim do të hyjë në fuqi në fund të majit apo fillimit të qershorit, kur pritet të formohet përbërja e re parlamentare dhe të votohet ky vendim. 

“Me këtë do të ju ndihmohet prindërve që do të kenë harxhime të pakta për fëmijët, por edhe prodhuesve të ushqimit për kafshë dhe produkteve qumështore dhe të mishit. Indirekt do ti ndihmohet edhe ekonomisë duke përmirësuar kështu konkurrencën në mënyrë që disa produkte vendore të qumështit dhe të mishit do të plasohen më lehtë në tregjet e huaja, për shkak të çmimit konkurrent që do ta formojnë” , deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Lajme të ngjashme

Back to top button