BDI nuk njeh rezultatin e votimit në diasporë

BDI nuk pranon rezultatin zgjedhor të diasporës. Vlerësimi i saj është se votimi në Evropë, Amerikë dhe Australi është shoqëruar me shpërdorim të paparë të vullnetit politik të mërgimtarëve. Izet Mexhiti, nënkryetar i kësaj partie konsideron se rezultatet e zgjedhjeve në të tria njësitë zgjedhore nuk mund të jenë të besueshme e as të pranueshme për BDI-në, për aq kohë sa nuk evitohen parregullsitë dhe nuk përsëritet procesi zgjedhor i atjeshëm.

“BDI-ja ka vërejtje serioze se si u votua në diasporë, Evropë, SHBA dhe në Australi. BDI-ja do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike dhe institucionale që ka në dispozicion për të mbrojtur deri në mundësitë e fundit, vullnetin politik të mërgimtarëve shqiptarë. Ne vlerësojmë se procesi për zgjedhjen e deputetëve nga diaspora nuk mund të shpallet i mbyllur, pa u marrë në konsideratë më parë vërejtjet mbi parregullsitë serioze që e kanë shoqëruar atë, për çka ne kemi depozituar pranë KSHZ-së edhe ankesën përkatëse”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Siaps Mexhitit, zgjedhjet e 26 prillit u shoqëruan nga manipulime dhe ndërhyrje në regjistrin e votuesve, në dëm të mërgimtarëve shqiptarë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button