“Subway” britanik dorëzohet para myslimanëve, ofron ushqimin “Hallall”

“Subway”britanik ka larguar nga tezgat e tyre kofshët e derrit dhe proshutave nga 200 dyqane, kurse tani ofron mish hallall pas një kërkese të vazhdueshme nga myslimanët.

Tani 185 dyqane në tërë Britaninë dhe Irlandën në metro shesin edhe ushqimin hallall.

Hallall është ushqimi që lejohet të konsumohet në përputhshmëri me ligjin islamik.

Mishi i derrit është i ndaluar, kurse në disa vende hahet, ndërkaq në vendet e besimit islam çdo mish i shtrohet procedurës së burimit të tij, therjes dhe procedurave të tjera strikte.

“Subway” ka thënë se mishi hallall do të shërbehet në të gjitha degët e tyre dhe vjen nga kafshët që janë therur pasi më parë i janë mbytur ndjenjat.

Menyja Hallall ishte një “kërkesë e fuqishme” tek konsumatorët mysliman në Britani, kërkesë e cila atyre ju plotësua nga Subway britanik. / Express

Lajme të ngjashme

Back to top button