Takim Dimitrov – Bejli

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli në takimin e sotëm kanë biseduar për mënyrat për përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, duke e theksuar angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë, transmeton MIA.

Siç kumtoi MPJ-ja, ministri Dimitrov ka theksuar se Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë është pa kompromis e orientuar ndaj realizimit të proceseve të domosdoshme reformuese në shoqëri dhe krijimin e parakushteve për sundim të përgjegjshëm dhe institucione të pavarura, të cilat, para së gjithash, do të punonin në funksion të nevojave të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Dimitrov ka nënvizuar se përforcimi i institucioneve, sundimi i së drejtës, promovimi i kulturës së dialogut dhe kompromisit, do të jenë argumentet më të mirë për integrim të përshpejtuar euroatlantik të vendit. Në këtë kontekst, posaçërisht janë theksuar përkushtimi i fuqishëm dhe angazhimet e Qeverisë së re për realizimin sa më të shpejtë të anëtarësimit të plotëfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në NATO, respektivisht për përshepjtimin e procesit të integrimit euroatantik të Maqedonisë.

Në takimin, bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime edhe për gjendjet aktuale në rajon dhe sfidat vijuese globale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button