Gjermania dhe SHBA-ja investitorët më të mëdhenj në Rusi

Gjermania dhe SHBA-ja i mbajnë dy pozitat e para sipas numrit të investimeve të huaja në Rusi për vitin e kaluar, pohon shefi i zyrës për shtëpinë revizoriale “Erns dhe Jang” për Rusinë, Aleksandat Ivlev.
Sipas analizave të kësaj kompanie, numri i projekteve gjermane në Rusi vitin e kaluar u rrit prej 36 në 43. Viti i kaluar ka qenë rekord për SHBA-në, kur kompanitë e këtij vendi prej të cilave kanë investuar në Rusi është rritur prej 31 në 38.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini, prej investitorëve të tjerë më në numër janë kompanitë franceze dhe austriake, ndërsa zvogëlim ka tek kompanitë italiane. Në vitin 2016 në Rusi kanë investuar gjithsej 98 kompani evropiane.
Investimet e rritura prej vendeve perëndimore në Rusi ndodhin paralelisht me sanksionet ekonomike të cilat SHBA-ja, Gjermania dhe anëtaret e tjera të NATO-s dhe BE-së i vendosën ndaj Moskës, për shkak të rolit të saj në krizën ukrainase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button