Në Dibër kanë reshur 40 l/m2 shi, masa jostabile ajrore lëviz drejt lindjes

Më shumë shi deri në ora 16 sot kanë reshur në Dibër 40 l/m2, në Llazaropole 13, gjashtë në Vinicë, pesë në Shtip dhe në Tetovë, një në Mavrovë, Kriva Pallankë dhe Berovë.

Jostabilitet më intensiv në formë të motit të keq, të përcjellë me reshje vërshuese dhe zbrazje elektrike pasdite kishte në Dibër, ku siç kumtoi DPHRM, kanë reshur 40 l/m2 shi.

Proceset kanë filluar fillimisht në viset malore, ndërsa më vonë edhe në vendet më të ulëta.

Pasdite jostabilitet intensiv ka në drejtim të Kumanovës drejt Shën Nikollës dhe ka drejtim të lëvizjes drejt lindjes.

Masa jostabile ajrore lëviz drejt lindjes, kështu që akoma në disa vende do të jetë moti jostabil me reshje lokale dhe bubullima. Në orët e mbrëmjes gradualisht atmosfera do të stabilizohet. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.

Moti nesër në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira të vogla mesatare, pasdite vende-vende jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të lëvizë prej 12 deri 17, ndërsa e ditës prej 25 deri 32 gradë.

Mot i ngjashëm do të mbizotërojë edhe në Shkup, paradite do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa pasdite mot jostabil me reshje afatshkurte të shiut dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 16, ndërsa e ditës do të arrijë deri 30 gradë.

Deri të enjten do të mbajë mot jostabil, rreth mesditës dhe pasdite me dukuri lokale të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima me intensitet të ndryshueshëm. Të enjten do të fryjë erë e përforcuar veriore dhe prej gjysmës së dytë të ditës do të fillojë stabilizimi gradual i gjendjes së motit, pas çka pason periudha e motit stabil dhe të ngrohtë me rritje të temperaturave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button