Tetë të vrarë në shpërthimin e fabrikës kimike në Kinë
Tetë persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar pas një shpërthimi në një fabrikë kimike në provincën Shandong të Kinës.
Shpërthimi ndezi disa tanke të karburantit derisa zonat përreth u evakuan, transmeton Klan Kosova.
Pronari i fabrikës është marrë në ndalim nga Policia derisa të lënduarit janë dërguar në një spital lokal.
Zjarri u lokalizua pasditen e vonë pasi 900 zjarrfikës ishin në detyrë.
Kina përjeton aksidente të shpeshta industriale pavarësisht urdhrave nga Qeveria për të përmirësuar sigurinë në fabrika, termocentrale dhe miniera.
Ndër aksidentet më të këqija ishte një shpërthim masiv i vitit 2015 në një depo kimike.