Gabriel: Gjermania duhet t’i zhvendos ushtarët e vet nga baza Inxhirlik

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Zigmar Gabriel sot deklaroi se për shkak të arsyeve të brendshme, Turqia nuk mund të sigurojë qasje të deputetëve gjermanë drejt bazës ajrore udhtarake Inxhirlik në jug të vendit, dhe me ato kushte, Gjermania do të duhet t’i zhvendosë ushtarët e vet, lajmëroi DPA.

Në kon ferencën e përbashkët për shtyp në Ankara me kolegun e tij turk Mevlut Çaushogllu, Gabriel theksoi se Parlamenti gjerman do të kërkojë nga Qeveria turke bazë tjetër për vendosje të ushtarëve gjermanë të NATO-s.

Çaushogllu ndërkaq, theksoi se delegacioni parlamentar gjerman do të mund të vizitojë bazë tjetër të NATO-s në provincën Konja, Turqia qendrore, por përmendi se tani për tani nuk është e mundur të vizitohet baza Inxhirlik, “gjithnjë derisa nuk krijohen kushtet e nevojshme për atë”.

Para një kohe të caktuar, Turqia ua ndaloi deputetëve të[ Budnestagut t’i vizitojnë 250 ushtarët gjermanë të cilët ndodhen në bazën Inxhirlik. Ndalesa është vendosur pjesërisht si përgjigje ndaj vendimit të Gjermanisë për të pranuar azil politik të personave ushtarak turq të aluzuar nga Ankaraja për pjesëmarrje në tentimin për grusht shtet në korrik të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button