Trump sulmin në Londër e quajti masakër

Presidenti amerikan, Donald Tramp sulmin në Londër e quajti masakër dhe deklaroi se SHBA-ja do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tyre që t’i ndihmojnë Britanisë së Madhe që t’i nxjerrë fajtorët para gjykatës.

“Kjo gjakderdhje duhet të ndalojë. Kësaj gjakderdhje do t’i jepet fund”, tha Tramp në një deklaratë të shkurtër pas mbrëmjes gala në teatrin “Ford” në Uashington, ku është vrarë Abraham Linkoln.

“SHBA-ja i dërgon mendimet dhe lutjet tona dhe ngushëllimet më të thella ndaj viktimave të kësaj masakre. Përsëri e shprehim vendosmërinë tonë, më të fuqishme se kurrë më parë, që ta mbrojmë SHBA-në dhe aleatët e saj nga armiku, i cili po udhëheq luftë me të pafajshmit. Ajo u stërzgjat. Unë si president do të bëj gjithçka që është e nevojshme, që ta parandaloj që kjo kanosje të përhapet në territorin tonë. Do të punoj çdo ditë që ta mbroj sigurinë e vendit tonë, bashkësisë tonë, popullit tonë”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button