Qeveria i ka formuar trupat punues, u emëruan dhe zëvendësit e Zaevit (VIDEO)

18.50 –  Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot e ka mbajtur seancën e parë, në të cilën, siç theksoi në kumtesë, është shprehur pajtueshmëri e përbashkët për punë të përkushtuar dhe efikase të anëtarëve, në interes të nevojave të qytetarëve dhe të interesave shtetërore të Republikës së Maqedonisë, përmes bashkëpunimit të mirë dhe respektit të ndërsjellë.

Në seancën e sotme, kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, përcaktoi pesë zëvendës dhe atë: Radmilla Shekerinska Jankovska, si zëvendës kryetare e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski, zëvendës-kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani ministër pa dikaster për zëvendëskryetar të Qeverisë, Koço Angjushev,  ministër pa dikaster për zëvendëskryetar të Qeverisë, të angazhuar për çështje ekonomike dhe për koordinim me resoret ekonomike dhe Hazbi Lika,  ministër pa dikaster për zëvendëskryetar të Qverisë, i angazhuar për zbatimin  Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik.

Nga radhët e ministrave pa resor, kryetari i Qeverisë i caktoi: Robert Popovski, minsitër pa resor i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Edmond Ademi, ministër pa resor, i angazhuar për diasporë, Adnan Qahil, ministëlr pa resor i angazhuar për investime të huaja, Samka Ibraimovski, ministër pa resor i angazhuar për implementimin e Strategjisë për përmirësim të gjendjeve të romëve në Republikën e Maqedonisë, Zoran Shapuriq, ministër pa resor i angazhuar për rregullativën për përmirësim të klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Zorica Apostollovska, ministre pa resor e angazhuar për investime të huaja dhe Ramiz Merko, ministër pa resor i angazhuar për investime të huaja.

Në mbledhjen e sotme qeveritare, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është emëruar Dragi Rashkovski.

Janë formuar edhe komisionet themelore të Qeverisë dhe atë: Komisioni për sistem ekonomik dhe politikë rrjedhëse ekonomike, Komisioni për sistem politik dhe Komisioni për resurse njerëzore dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Në mbeldhje qeveritare u formuan edhe komisionet e posaçme të Qeverisë, dhe atë: Komisioni për emërim, Komisioni për çështje banesore dhe komiisoni për privatizim.

Në mbledhjen e Qeverisë është formuar edhe Komiteti udhëheqës për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza, udhëheqës i të cilit është Oliver Spasovski, zëvendës i kryetarit të Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme.

Ka filluar seanca e parë e Qeverisë, Portalb.mk, ju sjell video.

“Në seancë do t’i japë udhëzimet fillestare për të gjithë ministrat në pajtueshmëri me programet e Qeverisë. Në raportet e para të gjithë ministrat do të referojnë në Qeveri, ndërkaq besoj se atë do ta bëjë edhe ministri Tevdovski. Vlerësoj se duhet që t’i presim shqyrtimet e tyre për Buxhetin. Përshtypja ime e parë është se këtë vjeshtë duhet të ketë rebalanc të Buxhetit për shkak të programit të ri qeveritar dhe politikave të reja, por ajo do të varet nga kondicioni momental financiar dhe likuiditeti i Buxhetit të Maqedonisë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, përpara se të fillojë konferenca “Gratë në energjetikë”.

Zoran Zaev

Njëra nga temat në pjesën jo-formale të seancës në Kuvend, theksoi Zaev, do të jetë pakoja ekonomike me ligje që është përgatitur në këtë periudhë dhe që qytetarët e kanë pritur me Qeverinë e re.

“Ajo është pjesa për realizimin e premtimeve për shfuqizimin e taksës radiodifuzive, kthimin e tarifës së lirë të rrymës, pakoja sociale për kategoritë në nevojë të qytetarëve etj. Një pjesë e këtyre masave do të realizohem me Buxhetin e ri, ndërkaq një pjesë e tyre menjëherë do të hyjnë në fuqi”, tha Zaev.

“Ai theksoi se mendon që të vendos ekipe ekspertësh në shumë fusha të punës së Qeverisë dhe shtoi se ende nuk është vendosur se kush do të jetë zëdhënësi i Qeverisë.

“Shqyrtohet mundësia që edhe gazetarët të angazhohen në Qeveri, por vetëm si profesionalist pa paragjykime politike. Duam të jemi plotësisht transparent, komunikues me mediat, por edhe llogaridhënës”, tha Zaev.

Zaev gjithashtu potencoi se që sot do të kishte dashur të takohej me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, që të mundet të merren vesh për zëvendësministrat, drejtorët e ndërmarrjeve publike, agjencive dhe ndarjen e ekspertëve në organet qeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button