Kroaci: Bandiq e fitoi mandatin e gjashtë për prefekt të Zagrebit

Millan Bandiq e fitoi mandatin e gjashtë si kryetar bashkie i Zagrebit me 51,79  për qind të votave të fituara, ndërsa Andro Kërstuloviq Opara (Nga Bashkësia Demokratike Kroate) është prefekti i ri i Splitit, tregojnë rezultatet paraprake nga zgjedhjet lokale në Kroaci.

Bandiq fitoi katër për qind më shumë vota nga kundërkandidatja e tij Anka Mrak-Taritash (Partia Socialdemokratike, Partia Popullore Kroate, Partia Fshatare Kroate, Partia Kroate e Pensionistëve, Përpara Kroaci dhe Bashkimi Progresiv), e cila fitoi 46,7 për qind të votave. Në Split kandidati i HDZ-së Opara, e fitoi Zhelko Kerumin me rreth 1.100 vota më shumë.

Në pozitën e prefektit në Osjek mbetet prefekti i deritanishëm Ivan Varkiq me 62,74 për qind të votave të fituara. Dubrovnikun e merr HDZ-ja, kandidati i të cilës Mate Frankoviq, sipas të dhënave jozyrtare, ka fituar 58,45 për qind të votave. Të drejtë vote në zgjedhjet lokale në Kroaci kishin 2.791.000 votues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button