Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kroaci

Në Kroaci sot në orën shtatë u hapën rreth 4.500 vendvotime, në të cilat tetë zhupani dhe në Qytetin e Zagrebit, i cili ka statusin qytet-zhupani, 54 qytete dhe 102 komuna në raundin e dytë përzgjedhin përfaqësues të zhupanive, kryetarë bashkie dhe shefa.

Të drejtë vote kanë 2.791 votues, ndërsa vendvotime do të jenë të hapura deri në orën 19:00.

Edhe pse 11 zhupani para dy javëve i zgjodhën përfaqësuesit e tyre të zhupanive, vendvotimet janë të hapura sepse të gjitha qytetet dhe komunat  në shkallë rajonale  nuk e kanë përzgjedhur pushtetin e tyre ekzekutiv.

Në këtë nuk patën sukses katër qytetet më të mëdha kroatë – Zagrebi, Spliti, Osijeku dhe Rijeka, por edhe Metkoviqi, Varazhdani, Bjelovari dhe Knin ku votohet për kryetarë komune

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button