Vardari në finalen e Ligës së Kampioneve në hendboll

Ekipi hendbollistik i Vardarit arrin sukses historik duke e siguruar finalen e Ligës së Kampioneve. Në ndeshjen e “final four” të Ligës së Kampioneve skuadra e Vardarit sot do të luajë në finale kundër ekipit të PSZH-s. Në një ndeshje tejet dramatike të gjysmëfinales, Vardari fitoi Barcelonën falë një goli diferencë, 26:25 (11:11), me golin që e shënoi Cindriq në fishkëllimën e fundit.

Te ekipi i Vardarit më të mirë në ndeshjen gjysmëfinale u treguan Aleks Dushebaev dhe Ivan Çupiq me nga 7 gola, Kire Llazarov i Barcelonës shënoi 6 gola. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button