VMRO: Qeveria e Zaevit është anti-reformuese

VMRO-DPMNE përmes një komunikate për shtyp akuzon qeverinë e re si qeveri anti-reformatore. Sipas tyre, LSDM-ja di të menaxhojë vetëm me premtime të rrejshme dhe planifikim të skenarëve të zeza.

“Derisa populli pret subvencione, paga më të mëdha deri 30 mijë denarë siç premtuan, ata po mendojnë skenarë të zeza për VMRO-DPMNE-në me qëllim që populli t’i harrojë premtimet e tyre të rrejshme, që LSDM i bëri gjatë periudhës e kaluar”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.

Nga partia e Gruevskit gjithashtu theksojnë se qeveria e re e udhëhequr nga Zoran Zaev nuk mund të jetë qeveri reformuese siç prezantohet por qeveri anti-reformuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button