BE dhe KB reagojnë ndaj vendimit të Trampit për tërheqjen e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit

Komisioni Evropian premtoi se do të vazhdojë “lidershipi global në luftën kundër ndryshimeve klimatike”, pasi që SHBA-ja bën të ditur se do ta braktisë Marrëveshjen e Parisit për zvogëlimin e emisioni të gazrave të dëmshme, të cilat e shkaktojnë efektin e kopshtit të qelqtë.

“Marrëveshja e Parisit do të mbijetojë. Bota mund të vazhdojë të konsiderojë Evropën kur është në pyetjen lidershipi global në luftë kundër ndryshimeve klimatike. BE-ja ndjen keqardhje të thellë për shkak të vendimit të njëanshëm të administratës së Trampit”, thuhet në kumtesën e eurokomisarit për klimë dhe energjetikë”, Miger Arijas Kanete.

Zëdhënësi i KB-së, Stefan Dizahrik kumtoi se vendimi i SHBA-së që të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit paraqet “zhgënjim të madh për orvatjet globale për zvogëlimin e emisionit të gazrave të dëmshme dhe për promovimin e sigurisë globale”.

Ai theksoi se sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh, “mbetet i bindur se qytetet, shtetet dhe kompanitë në SHBA “së bashku me vendet e tjera do të vazhdojnë të shprehin vizionin dhe lidershipin, duke punuar në rritje fleksibile ekonomike me emision të vogël të dioksid karbonit, të cilët do të krijojnë vende pune cilësore dhe treg për prosperitet në shekullin 21”.

Dizharik deklaroi se është kyçe që SHBA-ja të mbetet lidere rreth çështjes për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe nëse Guteresh “gëzohet në angazhimin së bashku me Qeverinë amerikane për ndërtimin e të ardhmes së qëndrueshme, nga e cila varen nipërit tanë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button