Zvërlevski heshtë, qarkullojnë spekulime për dorëheqjen e tij

A do të japë dorëheqje ose do të pret që të shkarkohet nga detyra? Kryeprokurori shtetëror, Marko Zvërlevski edhe më tej nuk është i kapshëm për të dhënë përgjigje, ndërkaq në mungesë të arsyetimit të tij, në opinion kanë dalë shumë spekulime, njofton Portalb.mk.

Sipas tyre, Zvërlevski më parë edhe vetë ka menduar që të tërhiqet nga funksioni, por pas thirrjes së kryeministrit, Zoran Zaev, që të japë dorëheqje, është këshilluar nga ata që e kanë vendosur që të mos e bëjë atë, por të pret derisa të shkarkohet. Sipas spekulimeve të njëjta, ajo do të ishte mënyra më e mirë që të tregohej si “viktimë e pastrimit politik”, gjegjësisht të hapet hapësirë për kritika të ashpra ndaj reformave në gjyqësi që i ka paralajmëruar pushteti.

Por, pas pyetjes së pyetjes nëse Zvërlevski do të japë dorëheqje ose do të pret që të shkarkohet, sipas prokurorëve duhet që të pastrohet një problem thelbësor: Mënyra se si kuptohet pozicioni i Prokurorisë Themelore në shtet, transmeton DW në gjuhën maqedonase.

“Në opinion ekziston mosnjohje e pozitës kushtetuese të Prokurorisë. Prokuroria Publike është organ i pavarur dhe i vetëm, por nuk është dhe jo i pavarur. Qeveria e jep propozimin për zgjedhje të prokurorit publik, ndërkaq e emëron dhe e shkarkon Kuvendi. Bashkëpunimi i Prokurorisë me pushtetin ekzekutiv është legjitim. Pozita kushtetuese na jep atë, kushtimisht thënë “ekskluzivitet”. Në gjyqësor, ajo nuk është e mundur pasi që gjyqësori është i pavarur, pushteti i tretë. Prokuroria nuk është, Në atë është dallimi”, thonë prokurori Lubço Shfërgovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button