Në pallatin e bardhë 22 milion eurosh të Qeverisë, më i madh është portreti i Gruevskit (FOTO)

Në enterierin e ri të ndërtesës, për rregullimin e të cilit, Qeveria e ish kryeministrit Nikolla Gruevski ka harxhuar 5.2 milionë euro ka edhe 7 portrete t ë kryeministrave të deritanishëm që nga parvarësia e Maqedonisë të cilët janë pikturuar në teknikën e ngjyrave të vajit në pëlhurë, njofton Portalb.mk.

Enterieri i Qeverisë është rinovuar me gjësende luksose, me dysheme të shtrenjtë prej truri, tavolinë të rrumbullakët, dyer druri, por dhe abazhurë të mëdhenj. Sipas të dhënave për prokurim publik, nga buxheti shtetëror për enterierin janë harxhuar 5.2 milionë euro. Rinovimi i brendshëm ishte pjesë e ndryshimeve të fasadës së Qeverisë, si pjesë e projektit “Shkupi 2014” që ka kushtuar 16 milionë euro, ndërkaq për rrethojën nga hekuri janë harxhuar 700 mijë euro.

Më poshtë mund t’i shihni portretet e Lubçoi Georgievskit, Hari Kostovit, Vllado Buçkovskit, Nikolla Gruevskit dhe Emill Dimitrievskit, të cilët janë vendosur në hyrjen e kabinetit të kryeministri, transmeton SDK.

Gjashtë portretet e kryeministrave janë në mënyrë vertikale dhe me madhësi të njëjtë, përveç ai i Gruevskit i cili është në horizontale dhe me madhësi më të madhe.

 

ВО БЕЛИОТ ДВОРЕЦ НА ВЛАДАТА ОД 22 МИЛИОНИ ЕВРА НАЈГОЛЕМ Е ПОРТРЕТОТ НА ГРУЕВСКИ

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button