Në zgjedhjet në Shqipëri do të marrin pjesë 18 subjekte politike

Në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri që do të mbahen më  25 Qershor do të marrin pjesë 18 subjekte. KQZ hodhi shortin për renditjen e partive në fletën e votimit, duke miratuar në këtë mënyrë edhe modelin e saj.

Në proçesin e 25 Qershorit do të marrin pjesë rreth 25 % e partive politike që ishin pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 2013.

Kjo edhe për shkak se shumë nga subjektet politike nuk janë regjistruar ose për shkak të marrëveshjeve që kanë me aleatët e tyre më të mëdhenj, PS dhe PD, ose për shkak se mungesa e koalicioneve penalizon partitë e vogla në numrin e votave që duhen për të marrë 1 mandat deputeti.

E para në renditje do të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim, e ndjekur e dyta nga Partia Socialiste. Partia Demokratike do të jetë e gjashta në renditje edhe para saj, numri pesë do të jetë Partia Republikane.

Sfida për Shqipërinë renditet e katërta, FRD e 11-ta, PDIU e 13-ta, PSD e 9-ta, ndërsa Libra do të renditet e 18-ta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button