Zeqiri dorëzon postin, Ramiz Merko ministër i Investimeve të Huaja

Në vazhdim të dorëzim-pranimeve në ministritë e Qeverisë së re, ishte edhe ministria per Investime të Huaja, i drejtuar deri me tash nga ministri Arlind Zeqiri, njofton Portalb.mk.

Në zyrat e qeverisë u bë dorezim-pranim i funksioneve, ndërmjet ish-ministrit Arlind Zeqiri dhe ministrit të ri, Ramiz Merko.

Ministri Zeqiri i shprehu suksese të shumta ministrit të ri, duke shprehur se do të jetë në ndihmë në çdo lloj kërkese.

Nga ana tjetër, ministri Merko tha se do të përpiqet maksimalisht me punë në digasterin e ri dhe se do të angazhohet me përvojën e tij në sferën e biznesit të sjell investime të reja në vendin tonë.

Pas pranimit të postit si ministër në zyrat e ministrit Merko ishte edhe kryeministri i ri sapozgjedhur Zoran Zaev.

Kryemismisti Zaev pati në takim të shkurt ministrin Merko ku mes tjerash tha që “Dëshiroj punë të mbarë dhe suksese në detyrën e re, të ministrit Merko, shpresojmë se do punojmë  bashkarisht në interes më të mirë të Republikës të Maqedonisë” theksoi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button