Shkup, çiklistët shënuan 5 vjetorin e Masës së parë kritike

Në organizim të një grupi joformal të çiklistëve të Shkupit “Në Biçikletë”, një numër i madh i qytetarëve me biçikletat e tyre u mblodhën sot në qendër të Shkupit me qëllim të shënimit të Masës së parë kritike në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

“Me këtë ngjarje sot shënojmë pesë vjetorin e masës së parë kritike në Shkup. U mblodhëm një grup entuziastë të cilët dëshiruam të bëjmë diçka në temën e çiklizmit urban në Shkup, sepse kushtet në të cilat kemi ngarë janë vërtetë të pamundura. Që atëherë e këtej, çdo të mërkurë, çdo muaj, kemi ngarë Masën kritike në të cilën në mënyrë simbolike pushtojmë rrugët për gjysmë ore për t’u treguar autoriteteve të Qytetit, pjesëmarrësve në trafik dhe qytetarëve, se ne jemi të pranishëm, se jemi këtu dhe se meritojmë një vend të barabartë në trafik”, deklaroi për AA, Jovana Tozija, e cila është pjesë e grupit joformal e çiklistëve.

Në ngjarjen e sotme së bashku me qytetarët çiklistë ishte edhe kryebashkiaku i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

“Në Biçikletë” është grup joformal i çiklistëve, i formuar fillimisht përmes rrjeteve sociale. Qëllimi i grupit “Në Biçikletë” dhe në organizim të Masës kritike në Shkup është popullarizimi i biçikletës si mjet urban i transportit.

Ndryshe, Masa kritike në Shkup mbahet çdo të mërkurë të fundit të muajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button