Arsim Bajrami: PDK-AAK-Nisma do t’i japin rezultatet e para për tre muaj

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Arsim Bajrami, ka thënë se i beson lidershipit të Ramush Haradinajt.

Ministri në detyrë i Arsimit nga PDK ka thënë se koalicioni i PDK’së me AAK’në, Nisman dhe partitë e tjera, është krijuar në bazë të mirëbesimit dhe se ndjehet optimist në vlerat e këtij partneriteti.

“Jam shumë optimist për shkak të lidershipit të PDK’së, që ka bërë hapin kryesor duke i ofruar postin e kryeministrit AAK’së, besoj shumë në lidershipin e z. Haradinaj”, ka thënë Bajrami në KTV.

Bajrami është shprehur i bindur se për tre muaj në Qeveri, ky koalicion do të arrijë t’i japë produktet e para qytetarëve të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button