Aksios: Tramp vendosi që të tërheqë SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për klimën

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp vendosi që të tërheqë SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për klimën, njoftoi sajti informativ Aksios (Axios), duke iu referuar dy burimeve mirë të informuara të pavarura.

Sipas Aksios, Tramp punon me shefin e Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit të Jetesës, Skot Priut në mekanizm të saktë për atë se si do të zhvillohet tërheqja nga Marrëveshja e Parisit dhe për këtë ende publikisht nuk është publikuar vendimi.

Si-Bi-Es njuz, gjithashtu  njoftoi se Tramp për vendimin e tij tashmë i ka informuar bashkëpunëtorët më të afërt.

Tramp refuzoi që ta përkrahë Marrëveshjen e Parisit për klimën  në Samitin G-7, që u mbajt të shtunën në Sicili dhe tha se i nevojitet më shumë kohë që të marrë vendim. Më pas shkroi në Tuiter se do të marrë vendim për  këtë çështje gjatë kësaj jave.

Ky hap i Trampit paraqet një kthesë dramatike lidhur me politikën e administratës së Barak Obamës, i cili ishte pjesë e përpilimit të marrëveshjes.

Me tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit, Trampi e izoloi SHBA-në si një nga vendet e rralla perëndimore që nuk e përkrahin marrëveshjen për ndryshime klimatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button