De Biasi tregon se çfarë ka bërë për Kombëtaren shqiptare
Gianni de Biasi është i lidhur shumë me ekipin kuqezi.
Shqipëria do të udhëtojë për në Luksemburg për t’u ndeshur në një miqësore të dielën, 4 qershor.
“Projekti i Kombëtares Shqiptare ishte i vlefshëm. Kam pasur mundësinë të rindërtoj ekipin të ri kombëtar gjë që ka qenë diçka entuziazmuese. Gjatë kësaj periudhe kam refuzuar shumë oferta për të qëndruar në këtë skuadër”, tha De Biasi.