Bruksel, buxheti 2018 i BE-së i trazuar nga zgjedhjet britanike

Komisioni Evropian paraqiti sot një propozim për buxhetin 2018 për Bashkimin Evropian prej 161 miliardë eurosh, mbi të cilin peshon ende pasiguria për qëndrimin e Britanisë së Madhe në mes të fushatës zgjedhore.

Buxheti i propozuar bazohet në një rishikim të fundit të kuadrit buxhetor shumëvjeçar, tashmë negociuar brenda BE-së, por të cilin Londra e bllokoi papritur në fund të prillit miratimin zyrtar.

“Qeveria britanike na ka komunikuar disa gjëra që duhet t’i respektojmë. Gjatë një fushate zgjedhore, një qeveri nuk merr vendime të rëndësishme”, theksoi sot komisioneri i Buxhetit, Gunther Oettinger, transmeton Alsat M.

Sipas Oettinger, bëhet fjalë për shkaqe thjesht formale dhe qeveria britanike duhet të rikthehet pas zgjedhjeve të 8 qershorit në pozicionin fillestar, që do të thotë një abstenim i thjeshtë.

Ndryshe nga vetoja, një abstenim britanik nuk do të bllokonte në fakt rishikimin e kuadrit buxhetor 2014-2020, që vendos kufijtë e shpenzimeve për buxhetet vjetore dhe bën të mundur miratimin e buxhetit të propozuar sot nga ekzekutivi evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button