Basha frikë nga dorëheqjet, dyfishon numrin e kandidatëve, KQZ miraton fletën e votimit

Dorëheqjet e ndodhur ditët e fundit mes kandidatëve për deputetë të PD, duket se kanë shqetësuar liderin e saj, Lulzim Basha. Dje PD dorëzoi në KQZ listën përfundimtare me kandidatë për deputetë, ku u pa se kishte një dyfishim të numrit të kandidatëve krahasuar me ato të dorëzuara më 26 maj. Nga 94 kandidatë, dje PD ka dorëzuar 194, pra rreth 54 më tepër dhe se numri i deputete në Kuvend, transmeton Agjensia e Lajmeve Sot News.

Mesa duket kryedemokrati Lulzim Basha ka një frikë të theksuar nga dorëheqjet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur nga kandidatët e Partisë Demokratike. Në lista duket qartë numri i rritur i kandidatëve. Në Tiranë tek lista e mëparshme ishin dorëzuar vetëm 18 emra, ndërsa në listën përfundimtare janë 50. Në Fier janë aktualisht 21 kandidatë, nga 10 që ishin dorëzuar më herët. Në Durrës 19 kandidatë, nga 8 që ishin dorëzuar;

Në Elbasan 20 kandidatë, nga 8 që ishin dorëzuar; Në Dibër 9 kandidatë, nga 5 që ishin dorëzuar; Në Dibër, vendin e Sulejman Gjanës, i katërti e zë Agron Qoku; Në Lezhë 9 kandidatë, nga 8 që ishin dorëzuar. Kjo rritje e menjëhershme në lista vjen nga dorëheqja e disa kandidaturave si ajo e Helidon Bushatit, Ramiz Çobajt, Sazan Gurit etj. Pas kryetarit të PD-së së Shkodrës Ramiz Çobaj u largua edhe një tjetër emër nga të zgjedhurit e kryetarit Basha. Helidon Bushati mbante një vend të sigurt në këtë listë, por në një deklaratë në rrjetet sociale ai thotë se ka vendosur të tërhiqet për të maksimalizuar rezultatin.Një tjetër situatë e paqartë është edhe në listën e Beratit. I pari që u largua ishte anbientalisti Sazan Guri.

Gjatë së hënës u largua nga lista e Beratit, Bujar Hoxha, i renditur i gjashti në listën e PD për këtë qark. Në Elbasan është përfolur largimi i Blendi Himçit, por deri tani ai vetë nuk e ka konfirmuar zyrtarisht. Ndërsa dega e Partisë Balli Kombëtar në Vlorë i ka bere thirrje kryetarit Adriatik Alimadhi, të tërhiqet nga gara.Listat e dorëzuara sot janë të gjitha të plotësuara me dokumentacionin përkatës të çdo kandidati dhe me formularin e dekriminalizimit të plotësuar.

KQZ miraton fletën e votimit

Partia demokratike ka shmangur dje futjen e zgjedhjeve në kolaps. KQZ i dha afat deri dje në orën 09.30 të mëngjesit për të dorëzuar listat e kandidatëve bashkë me formularët e dekriminalizimit dhe PD rreth orës 09.00 bëri dorëzimin e tyre. Më pas KQZ miroti listën e kandidatëve. Më pas ka vazhduar me shpejtësi hedhjen e shortit për renditjen e partive politike në fletën e votimit. Interesant është fakti se LSI do jetë e para, PS e dyta, PDIU e treta dhe PD e gjashta.Plotësimet në lista nuk kanë sjellë asnjë emër të njohur në radhët e demokratëve, por të gjithë janë fytyra të reja, siç Lulzim Basha i përshkroi të premten kur lista paraprake u dorëzua në KQZ. Partia Demokratike është gjobitur me 5 milionë lekë pasi sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk ka respektuar kuotën gjinore të përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

Partia Demokratike nuk ka respektuar kuotën gjinore në 5 qarqe; në Fier, Gjirokastër, Kukës, Berat dhe në Elbasan. Sipas goglave, Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë e para në fletën e votimit. Ky ishte edhe momenti që shkaktoi të qeshura në sallë si mes anëtarëve të KQZ ashtu edhe përfaqësuesve të partive politike, ndërsa kreu i KQZ, Klement Zguri, shtoi me humor, duke iu drejtuar përfaqësuesve të LSI: “Ju ka parë Zoti”. Partia Socialiste e dyta, ndërsa Partia Demokratike e gjashta. LIBRA mbyll renditjen e subjekteve politike në fletën e votimit si partia e 18-të. Menjëherë pas miratimit të saj fleta e votimit është dërguar për printim dhe do të jetë në KQZ më 18 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button