Presidenti i Kosovës të enjten për vizitë zyrtare në Kroaci

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në fillim të qershorit do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Të enjten më 1 qershor 2017 pas ceremonisë së pritjes solemne është paraparë takim mes presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe takimet bilaterale të delegacioneve të të dyja vendeve, Kroacisë dhe Kosovës.

Të njëjtën ditë, Presidenti i Republikës së Kosovës, do të takohet me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviç, dhe do të bëjë homazhe me vendosjen e kurorë me lule para monumentit “Zëri i viktimave kroate- Muri i dhimbjes” në varrezat e qytetit Mirogoj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button