LD: Nuk ka kushte për zgjedhjet lokale, duhet të mbahen vitin e ardhshëm

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese fton që zgjedhjet lokale të mbahen vitin e ardhshëm sepse, siç thonë, nuk ka kushte që ato të mbahen në tetor, njofton Portalb.mk.

“Zgjedhja e Qeverisë së re ishte e bllokuar nga VMRO-DPMNE-ja përmes diskutimeve të kota në Kuvend dhe ndalim të konstituimit të bisedimeve, si dhe mosdhënia e mandatit për formimin e Qeverisë së re partive që siguruan shumicë parlamentare. Për shkak nevojës të reformave serioze në regullativën zgjedhore, si dhe largimin e mangësive në proceset zgjedhore, është e domosdoshme që mbajtja e zgjedhjeve lokale të shtyhet më së paku 12 muaj”, thuhet mes të tjerash në kumtesën e LD-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button