KB: Dhjetëra mijëra civilë në Mosul janë pa ushqim, ujë dhe medikamente

Dhjetëra mijëra civilë në disa pjesë të Mosulit, që janë nën kontroll të grupit të Shtetit Islamik (SHI) kanë nevojë për ushqim, ujë dhe medikamente, njoftoi KB-ja, disa ditë pasi që ushtria irakiane me përkrahje nga SHBA-ja  filloi ofensivë me qëllim që të marrë qytetin.

“Rreth 200.000 persona edhe më tej jetojnë nën komandën e SHI-së në Qytetin e vjetër të Mosulit dhe edhe tre lagjeve të tjera”, theksoi koordinatorja e KB-së për çështje humanitare, Lise Grande.

Forcat irakiane njoftojnë se filloi ofensivë e re me qëllim që të ndërmerret zona ekstremiste e anës perëndimore të lumit Tigër.

Njerëzit që arritën që të tërhiqen nga lagjet që janë nën kontrollin e SHI-së konfirmojnë se situata është dramatike,  ka mungesë të ushqimit, rezervat e ujit janë të kufizuara, ndërsa ka edhe mungesë të medikamenteve, thotë Grande.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button