Tramp sërish i kërcënohet Gjermanisë

Presidenti amerikan, Donald Tramp sërish i rriti tensionimet me partnerin e tij evropian pasi që dje në Bruksel u kërcënua se do ta bllokojë eksportin e automobilave gjermanë në SHBA, shkruajnë mediumet gjermane.

Gazeta “Shpigel” citon burime anonime diplomatike të cilat pohojnë se dje në takimin me liderët evropianë Tramp e sulmoi ashpër Gjermaninë, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

“Gjermanët janë të këqinj, shumë të këqinj. Shikoni miliona automobila që i shesin në SHBA. Kjo është e tmerrshme, sipas magazinës gjermane ka deklaruar Tramp lidhur me suficitin tregtar të Gjermanisë.

Tramp deklaratën e dha pasi që kryetari i Bashkimit Evropian, Zhan Klod Junker dhe shefi i Këshillit të Evropës, Donald Tusk shprehën mbështetje të fuqishme për Gjermaninë lidhur me këtë çështje.

pas marrjes së funksionit president i SHBA-së, tramp paralajmëroi se do të vendosë 35 për qind doganë për të gjithë automobilat që Gjermania do t’i eksportojë në Amerikë, madje edhe për ata të prodhuar në meksikë, shtet me të cilin Uashingtoni ka marrëveshje për tregti të lirë.

Gjermania është eksportuesi i tretë më i madh i mallrave në botë me suficit të përgjithshëm tregtar prej 282 miliardë eurove për vitin 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button