Stërvitje simuluese e ARM-së dhe Kryqit të Kuq për shpëtim të jetëve gjatë gjendjeve të krizës

Në simulimin e ngjarjes së jashtëzakonshme me të lënduar dhe të plagosur, një ekip i përbashkët i Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Kryqit të Kuq të RM-së sot treguan se si reagohet për shpëtim të jetëve gjatë gjendjeve të krizës.

Aktiviteti i përbashkët i zbatuar në stadiumin ushtarak në parkun e qytetit në Shkup është stërvitje përfundimtare e pjesëtarëve të ARM-së dhe Kryqit të Kuq pas kursit katërjavësh për shpëtues të jetëve të zbatuar nga instruktorët në sektorin për trajnime mjekësore pranë Qendrës ushtarake mjekësore në Shkup.

Zëvendës-shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, Muhamed Racaj tha se stërvitja është në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të ekzistimit dhe bashkëpunimit afatgjatë mes ARM-së dhe Kryqit të Kuq të RM-së.

Bashkëpunimi më i mirë u tregua gjatë vërshimeve vitin e kaluar dhe shpresoj se ky bashkëpunim dhe stërvitjet dhe aktivitetet e përbashkëta do të vazhdojnë”, tha Recaj.

Zëvendës-komandanti i Komandës së bashkuar operative të ARM-së, Pavle Arsovski tha se fatkeqësitë dhe tragjeditë ndodhin çdo ditë dhe gjithkund, ndërsa ndihma e parë në numrin më të madh të situatave do të thotë shpëtim i jetëve njerëzore.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RM-së Sait Saiti tha se Kryqi i Kuq dhe ARM-ja kanë bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm dhe vitin e kaluar kemi treguar se mundemi së bashku shumë të ndihmojmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button