DPHM paralajmëron: Pritet që moti të jetë me breshër dhe erë të përforcuar

DPHM paralajmëron se prej sot pasdite do të ketë kushte për mot të keq lokal me paraqitje të breshërit dhe erë të përforcuar.

Sipas DPHM-së, deri te shtunën rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikim të disa valëve të lagështa të ajrit dhe moti kryesisht në orët e pasditës do të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil me të reshura të mëdha të shiut dhe bubullimë.

Nesër do të jetë kryesisht me vranësira gjatë tërë ditës dhe priten të reshura më të mëdha të shiut, posaçërisht në pjesët jugore. Në disa vende, sasitë e përgjithshme mund të tejkalojnë 45 litra në një metër katror.

Të premten dhe të shtunën të reshurat do të jenë më të lokalizuara, ndërsa do të fryejë erë e përforcuar veriore. Temperatura në fundjavë do të jetë në rritje të lehtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button