Tramp arriti për vizitë dyditëshe në Bruksel
Presidenti amerikan, Donald Tramp arrin sot për vizitë dyditëshe në Bruksel, ku do të takohet me përfaqësues të NATO-s dhe të BAshkimit Evropian, si dhe me përfaqësues të autoriteteve belge. Pritet që ai në Bruksel të qëndrojë rreth 72 orë.
Presidenti i i SHBA-së pritet të aterojë në Bruksel sot paradite, me ç’rast fillimisht do të takohet me mbretin e Belgjikës, Filipin, ndërkaq është parparë edhe bisedë me kryeminsitrin belg, Sharl Mishel.
Tramp nesër pasdite do të pritet nga kryetarët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit evropian, Donald Tusk dhe Zhan-Klod Junker.
Programi parasheh që Tramp të takohet edhe me presidentin e ri francez, Emanuel Makron në Bruksel, në vendin i cili tani për tani nuk zbulohet.
Tramp nesër pasdite do të marrë pjesë në takimin me shefa të shteteve dhe qeverive të vendeve të NATO-s në selinë e Aleancës, ndërsa nesër në mbrëmje do të udhëtojë për në Sicili.
Dhe prëderisa burrështetasit e botës do të bisedojnë për çështjet aktuale ndërkombëtare, bashkëshortet e tyre kanë program të tyrin.
Melania Tramp dhe Brizhit Makron, si dhe bashkëshortet e tjera të liderëve të NATO-s janë të ftuara t’i vizitojnë muzeun e surrealistit belg, Rene Magrit, punëtorinë më të vjetër në botë për përpunime të lëkurës dhe kopshtet e pallatit mbretëror në Laken.
Nesër ato do të drekojnë me mbretëreshën Brigita Matilda. Melania Tramp është paraparë ta vizitojë spitalin universitar të fëmijëve “Mbretëresha Fabiola” në Bruksel.