Reformat e menjëhershme të Qeverisë së re të Maqedonisë, ja nga ku duhet filluar

Qeveria e re e Maqedonisë menjëherë duhet të fillojë reformat, që të shpëtojë vendin nga kriza tani më disavjeçare nga pushteti i mëparshëm. Ish ambasadori Nano Ruzhin thotë për Portalb.mk se Maqedonia ka nevojë për reforma në të gjitha sferat, e para sipas tij duhet të jetë përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike.

“Gjatë pushtetit 11 vjeçarë të VMRO-së, në Maqedoni stopuan të gjitha reformat në mbrojtje, sistem politik, tregti, kulturë, marrëdhënie ndëretnike. Në shoqëri sundonte një kontroll autoritar ndaj qytetarëve, mediave, bizneseve, diplomacisë etj. E gjitha ambicie euroatlantike u shndërrua në një sistem disfunksional, kriminel nga ana e familjes në krye me Gruevskin. Pas formimit të shumicës parlamentare dhe qeverisë së re reformuese, është e nevojshme një plan i brendshëm dhe i jashtëm. Në planin e brendshëm më të rëndësishme janë marrëdhëniet ndëretnike, zhvillimi i tyre në kualitete të reja. E patjetërsueshme është të përdoren mekanizma të reja në njohuritë e reja të kulturës, gjuhës, traditave që të kemi shoqëri më funksionale multietnike dhe të kthehet besimi mes nesh”, thotë për Portalb, Ruzhin.

Ai shton se gjithashtu reformat të patjetërsueshme janë edhe në gjyqësor, media, diplomaci si dhe në marrëdhëniet me shtetet fqinje.

“Gjithashtu e patjetërsueshme është edhe kontrolli mbi pushtetin ekzekutiv dhe atë nëpërmjet ndarjes funksionale dhe departizimit të gjyqësorit, sundimit të së drejtës, opozita të ketë vend legjitim dhe funksional mbi kontrollin e pushtetit ekzekutiv, të lirohet sektori mediave nga kontrolli politik financiar, si dhe lirimi i sektorit joqeveritar nga kontrolli korruptiv financiar qeveritarë. Në planë të jashtëm është revizion total i vendimeve diplomatike partiake, të kthehet dinjiteti i përfaqësuesve diplomatik, dhe të përcillen mesazhe të forta drejt Brukselit dhe Uashingtonit për ambiciet euroatlantike të Maqedonisë. Me një fjalë në plan rajonal është po ashtu të nevojshme edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore me Athinën, Beogradin, Tiranën, Prishtinën dhe Sofjen”, shtoi Ruzhin.

Profesori universitar Mersel Bilalli për Portalb.mk thotë se Maqedonia pas pushtetit të kaluar fatkeqësisht duhet të ja fillojë nga zero në të gjitha sferat.

“Për fat të keq tani duhet t’ia fillojmë nga fillimi, apo nga zeroja. Maqedonia para këtij pushteti kishte dinamikë të shpejt integrimi në EU, me çka edhe institucionet do të forconin kapacitetet e tyre. Me ardhjen e tyre ata emrin e shfrytëzuan vetëm si pretekst dhe mashtrim për masën me qëllim të eliminimit të rrugës euroatlantike. Tani kur jemi të fundit në Evropë dhe botë aspak nuk është lehtë ristartimi. janë shkatërrua funksionet elementare të një shteti, ekonomia apo bizneset janë keqpërdorë por edhe marrë me dhunë, borxhi marramendës. Në çdo segment havari. Por, duhet të fillohet nga diku. mendoj se qeveria e ardhshme duhet të lobon ndonjë konferencë donatorësh apo diç të ngjashme, sepse pa një miliard euro s’mund të ketë startim të shëndoshë. E dyta duhet shfrytëzuar të gjitha mekanizmat e marrjes së pasurisë joligjore të strukturës së gjertanishme. Problemi i tretë është se një gjeneratë e tërë është rritë nën opinionin se vjedhjet janë aftësi kurse puna budallaki. Pra. aspak nuk do te jete lehte”, tha për Portalb, Bilalli. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button