Gruevski i kontrollon punimet në autostradën për të cilën është i dyshuar (FOTO)
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili është i dyshuar në rastin e PSP-së “Trajektorja” dhe “Talir”, sot ka kryer ekspertizë të punës në autostradën për të cilën është i dyshuar se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare, njofton Portalb.mk.
Ashtu siç njoftuan mediat proqeveritare, raport Gruevskit për autostradën Shkup-Shtip i ka dhënë, ministri teknik i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajllovski.
“Trajektorja” është lënda në të cilën 4 funksionarë të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së dyshohet se kanë ndërmarrë veprime me të cilat janë ndërtuar seksionet e autostradës Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, gjatë së cilës kanë pranuar ofertë më të shtrenjtë për tenderin, me çka buxhetit të Maqedonisë i kanë bërë dëm prej 150 milionë euro. Të dyshuarit janë marrë vesh vetëm me një ndërmarrje.
LEXO: Tre raste të reja të PSP-së, VMRO-DPMNE e dyshuar për larje parash (VIDEO)
LEXO: Prokuroria Speciale kërkon ngrirje të pronës së VMRO-DPMNE-së