Moti sot në Maqedoni
Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira të vogla deri në mesatare. Rreth pasdites do të ketë reshje lokale të shiut të shoqëruara me bubullima.
Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar me drejtim veriperëndimor, veçanërisht përgjatë Vardarit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 6 deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri në 27 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me vranësira mesatare, rreth mesditës dhe pasdites me kushte për reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të lëvizë nga 11 deri në 23 gradë Celsius.
Edhe në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, kohë pas kohe me reshje lokale të shiut, vendevende të shoqëruara me bubullima dhe me erë të përforcuar. Lokalisht, posaçërisht në pjesët jugore të vendit priten reshje më të rrëmbyeshme, posaçërisht të dielën dhe të martën. Është e mundur edhe dukuria e motit të lig me breshër dhe me erë të përforcuar. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, që do të shkaktojë ulje të temperaturave ditore për 5 deri 7.