Sindikata e policëve mbron policët që nuk reaguan gjatë natës së përgjakshme në Kuvend

Kanë arritur reagime të reja pas vendimit të MPB-së që të suspendojë 15 policë dhe pjesëtarë të njësitit për reagim të shpejtë për dhunën në Kuvend më 27 prill. Sindikata e pavarur e policisë paralajmëroi se ka angazhuar një ekip të avokatëve për ti mbrojtur të suspenduarit, të cilët janë të akuzuar, me arsyetim se nuk kanë vepruar në mënyrë profesionale për të penguar dhunën, njofton TV 21. Kërkojnë që Prokuroria ta hetojë edhe Mitko Çavkovin dhe të kërkojë përgjegjësi edhe prej tij si udhëheqës i shtabit operativ.

“Nuk do të mund të  shpëtojë edhe pse zoti Çavkov po përgatitet që të tërhiqet nga posti i tij në Byronë për siguri publike, dhe ti lejë policët e thjeshtë të vuajnë dhe ti lënë familjet e tyre pa të ardhura të rregullta”, tha Goce Delçev Tode nga sindikata e pavarur e policisë.

Sektori për kontroll të brendshëm i MPB-së në arsyetimin për këtë vendim për të suspenduar pjesëtarët e Njësitit për reagim të shpejtë tha se video materiali ka treguar qartë se ata nuk e kanë penguar turmën gjatë hyrjes me dhunë në Kuvend.

Në pyetjen e drejtuar kryetarit të Sindikatës së pavarur të policisë, se si duhej të vepronin policët ai u përgjigj:

“Vlerësojmë se ata nuk kanë asnjë përgjegjësi për shkak se në Kuvend ka sigurim të brendshëm për deputetët. Pra ne mendojmë se pjesëtarët e NRSH-së janë të pafajshëm. Praktikisht ata po bënin maksimumin që mund të bëhet në një situatë të tillë”, shtoi Todev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button