Ibrahimi: Shërbimin klimatik-të banjave e shfrytëzuan mbi 37 mijë pensionistë

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi sot i vizitoi pensionistët e vendosur në “Banjat e Dibrës-Capa”, të cilët e shfrytëzojnë masën qeveritare për rekreacion falas klimatik-të banjave.

“Gjatë shtatë viteve të kaluara këtë shërbim e shfrytëzuan mbi 37 mijë pensionistë. Sivjet, këtë volitshmëri për qëndrim në banja do ta shfrytëzojnë 5.500 pensionistë, ndërsa 2.114 pensionistë uikendin turistik. Ata shprehën kënaqësi të madhe nga vëmendja dhe kujdesi për ta. Shpresoj se qeveria e ardhshme nuk do t’i harrojë pensionistët dhe do të vazhdojë me këtë projekt shumë të rëndësishëm për këtë kategori të qytetarëve, por edhe në drejtim të mbështetjes së turizmit të banjave”, deklaroi ministri Ibrahimi, transmeton MIA.

Ai së bashku me pronarin e banjave Mexhit Capa i vizitoi pensionistët në lokalitetin  e banjave në Kosovrast, ndërsa pastaj edhe ata në Banjishtë, ku drejtpërdrejt u njoftua me kushtet për qëndrim dhe shërbimet të cilat i ofrojnë.

Sipas zëvendës-drejtorit ekzekutiv të “Banjave të Dibrës-Capa”, i cili është edhe kryetar i Grupacionit të banjave pranë Odës Ekonomike, Trim Qemali, rekreacioni klimatik-i banjave është i rëndësishëm jo vetëm për pensionistët, por edhe për vetë banjat, gjegjësisht për zhvillimin e turizmit të banjave.

“Në dy lokalitetet tona viteve të kaluar kanë qëndruar më shumë se nëntë mijë pensionistë. Një pjesë e tyre për herë të parë që është shumë e rëndësishme për ta si personalitete, por edhe për shëndetin e tyre. Por, në të njëjtën kohë edhe për ne për shkak se mjetet e siguruara nga Qeveria janë shumë të rëndësishme për shkak se i kahëzojmë drejtë përmirësimit të kushteve në kapacitetet ekzistuese dhe ndërtimit të kapaciteteve të reja”, theksoi Qemali.

Ai kërkoi nga qeveria e re që të vazhdojë me implementimin e këtij projekti dhe me shqyrtim të mundësisë për rritje të shumës së mjeteve të cilat do t’u paguheshin në emër të qëndrimit të pensionistit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button