Kroacia gati për zgjedhjet lokale

Raundi i parë i zgjedhjeve lokale në Republikën e Kroacisë do të mbahet nesër më 21 maj 2017. Mbi 3,7 milionë votues të regjistruar kanë të drejtë do të zgjedhin rreth 9,500 zyrtarë lokalë nga 47 601 kandidatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zgjedhjet për pushtetin lokal, si dhe zgjedhjet për Parlamentin e Kroacisë, mbahen çdo katër vjet. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, në qoftë se një kandidat nuk zgjidhet me shumicë votash do të mbahet dy javë më vonë, më 4 qershor, 2017.

Fushata për zgjedhjet lokale ka zgjatur deri të shtunën, 19 maj, pas së cilës pason dita e heshtjes parazgjedhore, e cila shtrihet edhe në ditën e zgjedhjeve, deri në mbyllje të vendvotimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button