Imami i Mekës përshëndet samitin arabo-mysliman me Presidentin Trump

Imami i Mekës përshëndeti sot samitin e parashikuar të dielën në Riad mes drejtuesve të botës arabo-myslimane dhe presidentit amerikan, Donald Trump në Arabinë Saudite.
Duke vlerësuar në predikimin e tij të përjavshëm takimin që do të mbledhë vëllezërit dhe miqtë në bretëri, vend që mban flamurin e islamit, sheiku Saleh ben Hamid u kërkoi pjesëmarrësve të japin prova të realizmit, të “vënë pikat mbi i” dhe të nënvizojnë impaktin negatib të ndërhyrjeve në çështjet e brendshme të rajonit.

Imami, iu referua, pa përmendur emra, Iranit shiit, rival rajonal i mbretërisë saudite sunite.

Cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve SPA, ai shtoi se ndërhyrjet në Lindjen e Mesme kanë rritur konfliktet konfesionale, fetare, nacionaliste dhe etnike, duke iu kërkuar pjesëmarrësve në samitin e Riadit të reagojnë për të frenuar kaosin e armatosur të shkaktuar nga terroristët dhe mbështetësit e tyre.

Presidenti amerikan, i cili ka zgjedhur ta fillojë në Arabinë Saudite udhëtimin e parë jashtë vendit, do të mbajë të dielën para më shumë se 50 drejtuesve të vendeve myslimane një fjalim për islamin.

“Do t’iu kërkoja të luftojnë urrejtjen dhe ekstremizmin”, premtoi ai duke përmendur një vizion paqësor të islamit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button