LD: Në vend se të bashkëpunojë, Ivanov e kritikon Gjermaninë

Lidhja Demokrate e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese i dënon deklaratat e kryetarit të shtetit Gjorgje Ivanov për amnisti të atyre që morën pjesë në vjedhje dhe de-stabilizim të shtetit, si dhe sulmet e paargumentuara mbi ambasadoren gjermane, njofton Portalb.mk.

“Në vend të krijimit të një klime të kohezionit të brendshëm dhe pranim të shtrirjes së dorës nga BE dhe NATO, që përsëri të hapen mundësitë për vazhdimin e proceseve euroatlantike, si dhe përkrahje për stabilitet ekonomik dhe financiar, Gjorgje Ivanov dërgon kritika në Gjermani, shtet i cili është lidhja jonë më e fortë dhe më me ndikim”, reagojnë nga Lidhja Demokrate.

Nga partia e porosisin Ivanovin se qytetarët janë përcaktuar për ndryshime, drejtësi dhe stabilizim, ndryshimet janë në rrjedhë dhe askush nuk mund t’i bllokojë, ndërsa përgjegjësinë askush nuk do të mund ta shmang, as vetë Gjorgje Ivanov.

“Lidhja demokrate është për “pastrim” të fillojë prej aty ku fillojnë punët e jo nga bishti”, thuhet në reagimin e Lidhjes Demokrate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button