Miler është emëruar këshilltarë i posaçëm në hetimin për Rusinë

Ministria amerikane e Drejtësisë e emëroi ish drejtorin e FBI-së Robert Miler këshilltar të posaçëm për mbikëqyrjen e hetimit federal për koordinimin e dyshuar mes Rusisë dhe fushatës parazgjedhore të presidentit të SHBA-së Donald Tramp në vitin 2016.

Emërimi ka ndodhur në moment kur demokratët bën thirrje të caktohet person i cili është jashtë nga Ministria e Drejtësisë që ta zhvillojë hetimin, për shkak hetimit politik me ngjyrë.

Ministria e Drejtësisë të SHBA-së njoftoi se Miler ka dhënë dorëheqje në firmën private të avokatisë me qëllim që të mund ta merr punën e këshilltarit të posaçëm.

Miler u emërua drejtor i FBI-së në vitin 2001, ndërsa u pensionua në vitin 2013. Në vendin e tij u emërua Xhejms Komi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button