Putin: Tramp nuk i ka zbuluar asnjë informacion të besueshëm Lavrovit

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se Tramp nuk i ka zbuluar asnjë informacion të besueshëm Lavrovit dhe se Moska është e gatshme të japë xhirimet nga takimi në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit Donald Tramp dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas raportimeve se në këtë takim, Tramp ka shpalosur informacione të klasifikuara, transmton MIA.

Putin i bëri këto komente në një konferencë për media në Moskë, gjatë vizitës së kryeministrit italian në Rusi.

“Nëse adminstrata në SHBA e konsideron të mundshme, ne jemi të gatshëm që t’ua japim regjistrimin e bisedës së Lavrovit me Trampit”, ligjvënësve në SHBA, tha Putin. “Sigurisht, nëse administrata amerikane e dëshiron një gjë të tillë”, ka shtuar ai.

Duke cituar zyrtarë anonim, mediat në SHBA më 15 maj kanë raportuar se Tramp ka shpalosur informacione të klasifikuara të siguruara nga një aleat i SHBA-së, gjatë takimit që pati me Lavrovin më 10 maj.

Putin tha se Shtetet e Bashkuara po kalojnë nëpër një periudhë të rritjes të “skizofrenisë politike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button