Kuvendi sot vulos Gjykatën Speciale

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot do ta kalojnë edhe një ditë të vështirë para se t’i japin fund mandatit aktual. Ata janë të shtrënguar që ta ratifikojnë marrëveshjen me Bashkimin Evropian për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Vota për mandatin e misionit evropian nuk do të ishte vështirë për t’u dhënë sikur brenda të njëjtit dokument të mos parashihej krijimi i Gjykatës Speciale e cila do t’i trajtojë rastet e krimeve që supozohet të jenë kryer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deputetët, me përjashtim të atyre të Vetëvendosjes, ka ditë që janë nën presionin e të mos votuarit kundër.

Skenarët për të nxjerrë rezultat pozitiv nga ky proces megjithatë kanë përfunduar. Burime të gazetës Tribuna bëjnë të ditur se ndërkombëtarët janë përkujdesur që në diskutime me parti, por edhe me deputetët veç e veç të sigurojnë numrin e nevojshëm prej 80 votave në mënyrë që të kalojë dokumenti. /Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button