Tensionohet situata mes Rusisë dhe Ukrainës, vritet një politikan

Tensionohet situata në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës. Një politikan lokal është torturuar për vdekje dhe kjo ka bërë që presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandër Turcinov, të japë urdhrin për rinisjen e operacionit antiterrorizëm në Lindje të vendit.

Turchynov tha se, trupat pajetë mes tyre dhe ai i një politikani janë gjetur “të torturuar brutalisht” pranë qytetit të Slaviansk-ut, që është nën kontrollin e militantëve pro-rusë. Volodymyr Rybak, politikani që u gjet i vdekur me shenja dhune ishte anëtar i partisë së presidentit Turchynov. Ai ishte rrëmbyer disa ditë më parë.

Sipas Turcinov këto krime të rënda kanë mbështetjen e Federatës Ruse, ndërsa apeloi që agjencitë e sigurisë të rinisin operacionin në mënyrë që të mbrohen ukrainasit në lindje të vendit nga terroristët”.

Pas urdhrit të Turcinov një avion luftarak i ushtrisë ukrainase është goditur nga disa të shtëna me armë, ndërsa vijonte operacionin antiterrorizëm në qiellin e Slaviansk-ut. Pas sulmit avioni ka mundur bëjë një ulje të sigurt.

Zhvillimet e fundit që rrisin konfliktin vijnë vetëm pak orë pasi zv/presidentit amerikan Joe Biden deklaroi në Kiev se, “është koha, që Rusia t’i lërë fjalët e të nisë nga veprat, për të përmbushur angazhimet e Gjenevës”.

Biden bëri thirrje për largimin e trupave ruse nga kufiri me Ukrainën, ndërsa tha se Uashingtoni po e humbet durimin.

“Provokimet e mëtejshme të Moskës do të sjellin izolimin akoma më të thellë të saj”, tha Biden./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button