Xhelozia: 5 mënyra për të shuar zemërimin e dashurisë

Dashuri do te thotë xhelozi, këndohej dikur, shume kohe me pare. Por kohet moderne ne te cilat po jetojmë, përparimet me shpejtësi marramendëse te teknologjisë, ndoshta na bëjnë qe te tilla shprehje te ngjajnë vite drite larg.

Sot nëse do te vuash nga pak shpirt posesiv dhe dominues, është shume e thjeshte te biesh ne friken torturuese te tradhtisë , dhe ne këtë rast pasojat janë dy, njëra është ajo rrëmbimit dhe tërbimit pas çdo situata “te dyshimte” çka nesër do te mund te çoje rrjedhimisht edhe deri ne lodhje te partnerit, dhe mundësia tjetër është ajo e te renit ne mirëkuptim me situatën, duke përdorur pak me shume trurin, për te kursyer hidhërimin dhe copëtimin e zemrës.
Ato qe rekomandohen janë:

1.    Indiferenca. Edhe pse ne periudhën e pare kjo do te duket gjithsesi pak e vështirë, do te shihni qe te mirat e kësaj strategjie nuk do te vonojnë. E gjitha është veçse çështje besimi. Kështu nëse do te mjaftohemi qe ne mënyrë te moderuar te tregojmë mungesën tone te interesit, kjo do te shërbejë edhe si një moment prove për te dy partneret.

2.    Kurrë mos ju referoni te kaluarës. Rikthimi i se kaluarës se secilit nuk do te sjelle asgjë pozitive ne jetën e çiftit, kështu qe nuk është fare e udhës dhe interesante një gjë e tille.

3.    Me shume privatësi për secilin. Larg sytë dhe duart nga dispozitivët elektronike qe kemi sot ne përdorim. Keqkuptimi për te marre një mesazh te pafajshëm për një deklarate me sfond te dyshimte, na pret gjithmonë aty pas dere si një kurth i hapur qe mund te përpijë dhe te prishe raportin.

4.    Ktheja me te njëjtën monedhe. Kjo është një strategji qe me se shumti kërkon te vere ne te njëjtën prove edhe ndjenjat e partnerit, dhe me këtë rast shume lehte do  te mund te mësoni nëse partneri juaj është më mendje hapur se ju, dhe ne këtë rast me mire do te ishte një “mirupafshim”, pasi vetëm keqkuptime dhe sherre do te keni

5.    Me mire vetmia. Ne fund fare, nëse do te arrini te kuptoni qe ne asnjë mënyrë nuk do te jeni ne gjendje te ruani qetësinë dhe te menaxhoni situatën, preferoni me mire te qëndroni vetëm, për te shpëtuar kështu nga torturat por edhe dinjitetin e vetes suaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button